Ndodh edhe kështu. Por vetëm në Norvegji, aman. Vrasësi masiv norvegjez, tashmë i dënuari, 36 vjeçari Anders Behring Breivik, i cili aktualisht është duke vuajtur një dënimin me 21 vjet burg, nuk ka hequr dorë nga dëshira për të studiuar. Si nxënës i parregullt, ai përfundoi shkollën e mesme dhe tani dëshiron të studiojë shkencat politike. Breivik, i cili katër vjet më parë në mënyrë brutale vrau 77 persona dhe plagosi 242 të tjerë, ka konkurruar për tu regjistruar në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Oslos, raporton Anadolu Agency.