Një lajm i orëve të fundit që po qarkullon në media tregon se deputeti i shqipërisë, Eduart Ndocaj, i njohur për këdo si “kaubojsi” është rrahur fizikisht nga dy persona, dy ditë më parë, në Landovicë të Prizrenit.
Incidenti ka ndodhur në orët e para të së shtunës, teksa Ndocaj ishte në Kosovë për një aktivitet. Lajmin e bënë të ditur mediat ksosovare, duke shtuar se personat që kanë goditur deputetin shqiptar janë një shtetas nga Kosova dhe një nga Shqipëria. Po sipas medias kosovare, kosovari është i njohur për policinë pasi është person me precedent penal.
Një tjetër detaj ka qenë dhe momenti i konfliktiti dhe dhunës, ku po sipas medias kosovare, Ndocaj shoqërohej nga një këngëtare e njohur me inicialet E.A.
Rastin në fjalë e përforcon për portalin “Klan Kosova” edhe një konfirmim i Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Sylë Hoxha. Ai ka thënë se sulmi është kryer nga dy persona, dhe që të janë arrestuar e janë nën masën e ndalimit policor.
Ndërkohë që Kryeprokurori Hoxha, ka thënë se kanë kërkuar që të dy personave tu caktohet masa e paraburgimit. Sipas Hoxhës, personi që ka sulmuar deputetin shqiptar e që është nga Kosova, është i njohur për autoritetet në Prizren.
Por në një prononcim për gazetën “Express” deputeti Ndocaj tha se ai ka qenë i ftuar në qytetin e Pejës, aty ku ka marrë edhe titullin si politikan i vitit, por kurrsesi nuk ka pasur një incident të tillë. Ndocaj thekson se ky mund të jetë një sulm politik që bëhet ndaj figurës së tij.
“Nuk është e vërtetë. Kam qenë para 4 ditësh në Pejë, i ftuar në një spektakël ku ka marrë edhe një çmim për politikanin e vitit.
Nuk kam qenë në makinë me asnjë këngëtare, por vetëm me këshilltarin dhe shoferin. Nuk ka pasur asnjë incident siç flitet në media.
Ky mund të jetë sulm politik që bëhet ndaj meje”, tha Ndocaj./java/a.k