Lëvizja Vetëvendosje ka dalë me 5 propozime për hapat që duhet ndërmarr qeveria e Kosovës sa i përket demarkacionit me Malin e Zi.
Lideri i këtij subjekti politik, Visar Ymeri, në një konferencë për media, ka renditur pikat që do të mund të çonin deri në një zgjidhje të drejtë e të pranueshme sa i përket demarkacionit.
Si pikë të parë, Ymeri e ka renditur rishqyrtimin e marrëveshjes me Malin e Zi, ku ka kërkuar që Kuvendi të themelojë një komision gjithë-partiak e mbi-partiak i cili do t’i trajtonte modalitetet juridike të një rishikimi të marrëveshjes, të formonte një komision hetimor që do të hetonte marrëveshjen e 26 gushtit dhe procesin se si është arritur ajo, raporton KTV.
Po ashtu, VV kërkoi që kryeministri përmes një letre zyrtare të zotohet para institucioneve të BE-së për një zgjidhje të drejtë për shënjimin e kufirit me Malin e Zi si dhe të kërkoj të mos jetë pengesë në liberalizimin e vizave dhe si pikë të pestë, Vetëvendosje propozon mbajtjen e një konference ndërkombëtare për demarkacion në Prishtinë ku të ftuar do të ishin ekspertë vendorë e ndërkombëtarë. (b.an)