Pas hulumtimeve të reja shkencëtarët amerikanë pohojnë se Toka momentalisht është më e ngrohtë në 120.000 vitet e fundit.
Shkencëtarët në Universitetin Stanford me eksperten e Agjencisë amerikane për Mbrojtje të Mjedisit, Carolyn Snyder, realizuan hulumtimin i cili bazohet në të dhënat klimatike globale gjatë dy milionë viteve të kaluara.
Hulumtimi është zbatuar në bazë të mostrave të truallit nga pjesë të ndryshme të Tokës, ndërsa rezultatet e hulumtimit përfshijnë edhe vlerësimin për vazhdimin e ngrohjes së sipërfaqes së Tokës. (b.an)