Policia e Tiranës arrestoi dy punonjës të tatimeve, pas shfaqjes së videos në emisionin “Fiks Fare” ku ata marrin ryshfet.
Seksioni për Korrupsionin në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Njësinë e Përbashkët Hetimore Task Force në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, bazuar në pamjet filmike të transmetuara në një emisionin investigativ “Fiks Fare”, u bë ndalimi i shtetasve:
• Albert Cako, 43 vjeç, me detyrë inspektor në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve Tiranë.
• Anxhelo Sida, 29 vjeç, me detyrë Specialist në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve Tiranë.
Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se këta shtetas, i kanë kërkuar dhe marrë shumën prej 20.000 lekë, shtetasit R. R., në këmbim të mos vendosjes së masës administrative dhe mbylljes së aktivitetit.
Gjithashtu në kuadër të këtij hetimi është bërë shpallja në kërkim e shtetasit S. K. dhe proceduar në gjendje të lirë shtetasja M. K., për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga Neni 248–25 i Kodit Penal. Si dhe shtetasi R. R., pronar i aktivitetit, është proceduar në gjendie të lirë për veprën penale “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike”, parashikuar nga Neni 244 i Kodit Penal.
Materialet proçeduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale të “shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga Neni 248-25 i Kodit Penal./a.m.