Një studim nga Japonia i kryer në 21 individë ka treguar se shqetësimi dhe sulmet e panikut janë ngushtë të ndërlidhura me nivelet e vogla të vitaminës B6 dhe hekurit.
Hekuri dhe vitamina B6 janë kruciale për shkrirjen e triptofanit në serotoninë – që zakonisht e kontrollon kapacitetin kardiovaskular dhe pushimin, e gjithashtu shëndetin e mendor, transmeton Telegrafi.
Sulmet e panikut dhe shqetësimi konsiderohen probleme psikiatrike dhe shpeshherë simptomat paraqiten papritmas. Disa nga simptomat më të zakonshme janë: dridhja, djersitja, problemet me frymëmarrje etj.
Shpeshherë hekuri dhe vitaminat B janë të ndërlidhur me këto çrregullime. Sidoqoftë, pavarësisht kësaj, pas kryerjes së testeve në lloje t ndryshme të vitaminës B, ekspertët kanë arritur konkluzionin se vitaminat B12 dhe B2 nuk kanë të bëjnë me këto çrregullime aspak.
Kjo do të thotë se çrregullimet e tilla ndërlidhen vetëm me mungesën e vitaminës B6. Megjithatë, duhet të ceket se të gjitha vitaminat janë thelbësore për shëndetin mendor dhe mungesa e tyre shkakton dëme të ndryshme. /Telegrafi/a.k