Të paktën 17 persona janë vrarë dhe më shumë se 50 të tjerë janë lënduar në tri sulme në rrethinat e dominuara nga myslimanët shiit në Bagdad, njofton policia.
Një kamikaz detonoi jelekun me eksplozivë në një rrugë komerciale në lindje të Bagdadit, duke vrarë nëntë persona dhe lënduar më shumë se 30 të tjerë.
Një kamikaz tjetër goditi një rrugë komerciale në perëndim të Bagdadit, duke vrarë gjashtë persona dhe lënduar 22 të tjerë.
Ndërkohë, dy persona u vranë në një bombë buzë një rruge në perëndim të Bagdadit./a.m.