Prej tyre 87 u shkarkuan nga detyra. Kurse në Prokurori është dërguar dosje penale për 52 personat e shkarkuar nga detyra.
Sipas informacioneve të marra, përfunduan hetimet ndaj 100 personave nga gjithsej 141 persona të cilët u shkarkuan nga detyra në Inteligjencën Kombëtare pas tentativës për grusht shteti më 15 korrik, Anadolu Agency.
Në bazë të dekretit të ligjit me numër 667 nga gjithsej 100 persona ndaj të cilëve përfundoi hetimi 87 u shkarkuan nga detyra e nëpunësit publik. 87 personat e shkarkuar nga detyra nuk do të kenë mundësi të punojnë në asnjë institucion tjetër shtetëror.
Nga 87 personat e shkarkuar nga detyra, për 57 është ngritur kallëzim penal si pasojë e dërgimit në Prokurori të dosjeve me dëshmitë dhe rezutatet e gjykimit.
Madje, u bë e ditur se së shpejti do të përfundojnë hetimet në lidhje me 41 personat e shkarkuar nga detyra. Në kuadër të hetimeve të Inteligjecës Kombëtre nga deytra janë shkarkuar 141 persona për të cilët dyshohet se kanë lidhje me organizatën terroriste të FETO-s
Më parë si rezultat e akuzave në Prokurori u arrestuan disa punonjës në Inteligjencën Kombëtare me arsyetimin se kanë lidhje me FETO-n./a.m.