Futbolli anglez është në prag të një skandali që mund të tronditë themelet e Kombëtares së Tre Luanëve. Në qendër të vëmendjes është trajneri i sapoemëruar, Sam Allardyce, i cili akuzohet nga tabloidi “Telegraph” për manovra jo ligjore në çështjet e transferimeve.
Sipas tabloidit që ka futur në kurth trajnerin, Allardyce është filmuar duke u treguar disa biznesmenëve që në të vërtetë ishin gazetarë, si të shkelnin mbi rregulloren.
Ish trajneri i Sunderland është filmuar gjatë takimin me një përfaqësues të rremë të një kompanie nga Lindja e Mesme, i cili shprehu interes për të investuar para në tregun e futbollistëve në Premier League.
Ai kërkoi konsulencën e Allardyce për shumën e 400 mijë futëve. Takimi zgjati rreth 4 orë ku duket qartë se si trajneri u bën me dije biznesmenëve se sa e lehtë është të shkelësh rregulloren e aplikuar në vitin 2008 për kartonin e lojtarëve.
Në thelb, ai i mëson gazetarët si të fitojnë aksione në rrugë të padrejtë ndaj kartonit të lojtarit duke ia hequr klubit apo vetë lojtarit. Në takim ishte i pranishëm edhe agjenti i Allardyce, Mark Curtis dhe konsulenti financiar Shane Moloney./a.m.