Pse jeni i ndjeshëm gjithmonë për çështje për 46 vitet e komunizmit në Shqipëri?
Është me të vërtetë për të ardhur keq, sepse unë kur isha 9-10 vjeç, kur nuk duhet të isha as fashist, komunist e ballsit, familja ime filloi të persekutohet kur komunizmi erdhi në fuqi, kur ne u detyruam të largohemi , të lëmë atdheun në një moshë të re. lind pyetja, pse u detyrova, çfarë ndodhi?
Jeta ishte kaq tragjike, persekutim i paparë, sigurisht ai shtet mbahej nga Sigurimi i Shtetit dhe në atë periudhë u krijua një situatë e pamundur për të jetuar dhe u krijua urrejtja e persekutimit, por ne ishim të pafajshëm.
Ish-shefi I SHIK dhe një studiues me titull profesor doktor si Irakli Koçollari ka deklaruar në këtë studio se nuk ishte spiunimi i Kim Filbit që shkatërroi bandat diversante, por aftësia e shërbimit shqiptar. Cili është mendimi juaj?
Unë nuk jam dakord me deklaratën e Koçollarit. Unë kam jetuar në Shqipëri kur dieversantët hynin këtu. Pjesa më e madhe e diversantëve u kapën tradhëtisht, ishte shumë e lehtë për sigurimin shqiptar. Siç e dini, 1 në 4 veta ishte agjent i sigurmiit, i detyruar jo me vullnet. Nga ana tjetër Kim Filbi ishte spiuni i shekullit që bashkëpunonte me KGB ruse dhe me Sigurimin e Shtetit në Shqipëri dhe kuu ata hynin disa herë nga Greqia, disa herë me nëndetëse, disa herë me avion, ata dinin me saktësi se ku do të hynin, psh në Divjakë. Vëllai im i madh, Sami Bardha hyri 3 herë në Shqipëri. Ai u kap tradhëtisht, dhe nuk u dënua me gjyq, në kohën e Ramizit ne mësuam që ai ishte i ekzekutuar.
Si e vërtetoni ju këtë? A ka dokumentacion që Kim Filbi ka dhënë informacion për bandat e diversantëve? Unë kam lexuar librin “Tradhëtia e madhe”, “The great betrayal”me autor Nicholas Bethel, por aty nuk ka gjëra konkrete.
Është problem nëse ne vazhdojmë të besojmë dokumentet e Sigurimit të Shtetit. Ato nuk janë reale, nuk janë të vërteta, ashtu sikur historia jonë që nuk është e vërtetë gjatë 46 vjetëve. Filbi ishte një agjent që përfundoi në Rusi dhe tradhtoi vendin e tij. Nuk bëhet fjalë për aftësinë e Sigurimit të Shteteit. Ata ishin të paaftë dhe nuk kishin zotësi të shpartallonin bandat.
Pse Tony Bler ka thënë që shërbimi sekret ka pësuar 2 dështime, në Irak dhe në Shqipëri?
Kjo ishte tradhëtia, që Filbi tradhtoi CIA-n dhe vendin e tij. Nga ana tjetër është absurde të thuash që ata të sigurimit ishin heronj.
Cilët ishin heronj sigurimi, apo diversantët?
Për Sigurimin dhe ata që kanë nostalgji për atë kohë, ata janë heronjtë, për mua janë diversantët që donin të rrëzonin komunizmin, Amerika nuk donte të pushtonte Shqipërinë, por vetëm të rrëzonte komunizmin. Nuk trajtohen njëlloj si Jugosllavia dhe Greqia që donin të aneksonin një pjesë të Shqipërisë.
Pra Irakli Koçollari deklarois e CIA vrau 1000 shqiptarë, ushtarakë por edhe civilë.
Nuk është aspak e vërtetë. Nuk janë vrarë 1 mijë. Kur ka ardhur vëllai im e kam pritur, duke vënë në rrezik jetën time, në bisedat që kam bërë me të e kam pyetur nëse kishin ardhur për të vrarë. Dhe më tha se kishin urdhër të mos preknin asnjë njeri. Nuk është vrarë asnjë civil. Vetëm në kufij, mund të jenë vrarë rreth 50 persona, 100, 200, jo më shumë.
Po 300 diversantë të kapur e të vrarë a është shifër e saktë?
Kjo mund të jetë e saktë.
Ai e nënvlerëson Kim Filbin, ai ka qenë arkitetki i bandave të diversantëve, ai ishte kryesori, tradhtari i vendit të tij.
A kishin veti të veçanta specialistët e sigurimit të shtetit?
Kishin, ata ishin mjaft të organizuar, në bashkëpunim me inteligjencën ruse dhe kjo i ka përgatitur, por nuk mund t’i bëjmë heronj.
Kur shikoni sot ndonjë rrugë me emrin e ndonjë oficeri të sigurimit si ndiheni?
Oficerët që mbaj mend unë, Josif Pashko nga zona ime, ai nuk dënonte me 10-20 vjet burg, por dënonte me pushkatim. Apo nevzat Haznedari, një kriminel që arriti të bëheje dhe zëvendësministër. Ai bënte tortura çnjerëzore. Ai dënonte vetëm me vdekje.
Zoti Koçollari përmendi që kishte bashkëpunim edhe me shërbimin grek. A kishte nga këto banda që bashkëvepruan me grekët në dëm të vendit?
Kjo është shumë domethënëse për mua, në vitet 1967-68 kolonelët grekë, kishin qëllim të merrnin një pjesë në Gjirokastër, kam një dokument që thuhet se në asnjë mënyrë nuk do të lejohen kërkesat e grekëve. Diversantët të stërvitur nga anglezët dhe amerikanët nuk kishin qëllim të hynin në Shqipëri dhe të okuponin vendin, por të rrëzonin regjimin. Jugosllavët dhe grekët donin të aneksonin pjesë të Shqipërisë. Për fat të keq, një pejsë e grupeve punonin për inteligjencën jugosllave dhe greke, numri ishte i vogël, unë vetë i kam njohur dhe i kam cilësuar tradhtarë. Më kanë thënë se urrenin komunizmin, por kjo është tjetër gjë, ata tradhtonin edhe atdheun.
Për çfarë e bënin, a merrnin para?
Po, sigurisht që merrnin para.
Sa mund të kenë qenë të tillë?
Nuk e di saktësisht, por unë vetë kam njohur mbi 15 të tillë për Greqinë, sepse për pjesën jugosllave nuk kam shumë informacion. Ata kishin detyrë të jepnin informata për Asfalinë greke dhe ti shërbenin asaj që në fakt e kanë bërë këtë. Asfalia dhe shtetei kërkonte aneksimin e disa zonave në Jug të Shqipërisë dhe fatkeqësisht një pjesë, ndonëse e vogël I kanë shërbyer asaj. Por është tjetër gjë që të ishte kundër komunizmit dhe kundër regjimit të Hoxhës dhe tjetër gjë të ishe kundër atdheut tënd. Unë kurrë nuk pranova personalisht ta punoja kundër atedhut dhe vendit tim. Pas arratiosjes sime në Greqi, edhe mua ma offruan këtë gjë, por kundërshtova në mënyrë kategorike. Mbaj mend që ime më më tha: Nëse ti do ti shërbesh Asfalisë greke, nuk je më im bir. Mjafton këto pasazhe për të kuptuar se sat ë qartë ishim ne si familje për atë që këkronim të bëni. Fatkeqësisht kishte nga ata që e ngatërruan këtë çështje dhe punuan kundër kombit shqiptar.
Zoti Bardha, si është e vërteta e bandës së Xhevdet Mustafës?
Mos ma zini në gojë Xhevdet Mustafën. Ai ishte një rrugaç ordiner dhe nuk jka lidhje fare as me antikomunizmin, as me CIA-n amerikane dhe as me gjë tjetër.
Si nuk ka lidhje me CIA-n? Zyrtarishtë shtë thënë se ai erdhi në Shqipëri ëpr të vrarë Enver Hoxhën?
Ai të vriste Enver Hoxhën? Ti hante….Pallavra. Xhevdet Mustafa ishte një ordiner që nuk e konceptoj dot se si iu bë aq jehonë. Por këtë e bëri Sigurimi I Shtetit. Xhevdet Mustafa ishte një hiç dhe kaq. Ai erdhi me kokën e vet në Shqipëri dhe nuk ksihte asnjë plan e asnjë object.
Por ai vrau 5 vetë?
Unë e thashë më lart, ai ishte turp për diasporën ndërsa ju na e bëtë sikur çfarë të ishte. Në SHBA njihej si rrugaç dhe kaq. Unë e kam njohur si çdo shqiptar tjetër atje që e njihte si unë.
Po si vepronte diaspora për të rrëzuar komunizmin?
Kur e pamqë që SHBA kishte në plan të oparë luftën në Kore, kuptuam që Shqipëria nuk kishte më inters për ata. Për në plan të parë doli çështja e Kosovës. Por unë mbaj mend një moment kur kryeministri Mehmet Shehu erdhi në OKB dhe mbajti atë fjalimin e famshëm. Sapo ai u fut në pallatin e OKB në Neë York u organizuam nja 300 shqiptarë dhe mbajtëm pankarta në duar në të cilat shkruhej: Poshtë KomuniZmi! Poshtë Enver Hoxha! Poshtë Mehmet Shehu etje. Ishim të lumtur që arritëm të bënim protestën e parë publike kundër komunizmit. Por kjo u venit shumë shpejt. Pak metra më tutje shikojmë një grup protestuesisht grekë që po protestonin edhe ata kundër Mehmet Shehut me pankarta në të cilat shkruhej: Jugu I Shqipërisë I takon Greqisë! Rroftë Vorio Epiri! etj. Atëhetrë në këtë moment ne I flakëm pankartat tonë kundër komunzimit dhe iu sulëm të rrinim grekët që kërkonin Jugun e Shqipërisë. Bëmë një përleshje të madhe dhe I rrahëm ata dhe I përzumë nga protesta. Pra, akuza e kombit fitoi ndaj kauzës kundër komunizmit. Ishim të bindur që më mirë një Shqipëri komuniste se sa një Shqipëri e copëtuar.
A ishte disapora e bashkuar?
Jo. Madje Sigurimi i Shtetit kishte edhe atje agjentët e vetë në SHBA. Shumë shqiptaro-amerikanë spiunonin dhe ishin vegla të Sigurimit Shqiptar. Kjo ishte një gjë shumë e rëndë për diasporën. Ata merrnin si shpërblim ndonjë vizitë që bënin në Shqipëri.
ma.me