Marrrëveshja e arritur në mars mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian për të ndalur valën e refugjatëve drejt Evropës parashikon heqjen e vizave për qytetarët turq që shkojnë në zonën e Shengenit.
Brukseli e ka vonuar disa herë zbatimin e kësaj mase, duke ngritur shqetësime për politikat e ashpra anti-terroriste të Ankarasë dhe shtypjen e rëndë që pasoi grushtin e dështuar të shtetit.
Por shumë turq në pjesën rurale në lindje të vendit presin me shpresë mundësinë e largimit drejt një jete më të mirë pas heqjes së vizave, shkruhet në një reportazh të VOA. (b.an)