Agjencia shtetërore iraniane, IRNA, ka raportuar sot se Khamenei i ka thënë Ahmadinejadit se “nuk është në interesin e tij e as të vendit” që ai të garoj përsëri për presidencë.
Politikan i linjës së fuqishme konservatore, zoti Ahmadinejad së pari ishte zgjedhur president në vitin 2005, ndërsa në vitin 2009 është rizgjedhur në votimet që ishin cilësuar si shumë kundërthënëse.
Gjatë muajve të fundit ai i ka bërë disa fjalime të profilit të lartë dhe kjo ka shkaktuar spekulime se ai përsëri mund ta synoj presidencën.
Si kandidat tjetër i mundshëm në garën kundër presidentit aktual, Hassan Rohani, është përmendur komandanti i Gardës Revolucionare, Qassem Soleimani. Por, zoti Soleimani më herët këtë muaj tha se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje./a.m.