Diçka e madhe po vjen prej Bleona Qeretit!
Kështu ka bërë të ditur këngëtarja përmes llogarisë personale në Instagram teksa zbulon befasinë e radhës me miliarderin indian, Lalit Modi.
Kanë qenë mediat indiane që kanë ngritur pikëpyetjet përmes një artikulli, e gjithë kjo pasi janë fotografuar së bashku në një darkë pune.
Nuk dihet se për çka bëhet fjalë, por indiani e ka konsideruar atë si këngëtare të mrekullueshme, të mbushur plot me jetë.
Modi, mes tjerash i ka premtuar Bleonës se do ta dërgojë në nivele të reja.
Kujtojmë se 50-vjeçari është një prej personave më të pasur në botë. /a.m.