Policia e Tiranës arrestoi një 33-vjeçar të dënuar me 18 vite burg.
Vladimir Baku u arrestua në një banesë në laprakë në orët e para të mëngjesit të sotëm nga specialistët e komisariatit numër 2. Ai është dënuar me 18 vjet heqje lirie për vrasjen në Selanik të Greqisë të shtetasit Florenc Zhguni, ngjarje kjo e ndodhur më 19 qershor të vitit 2006.
Në videon e mëposhtme shfaqen momentet e arrestimit të të kërkuarit. Efektivët kanë hyrë në apartamentin e ndodhur në Laprakë, tek pallatet “Hawai” në Rrugën “Dritan Hoxha” ku fshihej Baku, dhe e kanë arrestuar.
“Pasaportë ke”, – dëgjohet ta pyes një nga efektivët. “Jo, kam një kartë identiteti false”, përgjigjet i arratisuri i drejtësisë./a.m.