Messenger është pajisur së fundmi me një cilësi të re që i lejon të gjithë përdorueseve të krijojnë sondazhe, duke i pyetur miqtë e tyre, të cilët më pas vlerësojnë alternativat. Por kjo nuk është e gjitha, pasi Messenger ka edhe një cilësi tjetër që i kujton miqve tuaj nëse kanë për t’ju kthyer paratë e marra borxh dhe anasjelltas.
Me anë të shërbimit të pagesave peer-to-peer që Messenger e ofroi vitin e kaluar, përdoruesit mund të dërgojnë para me anë të aplikacionit tek miqtë e tyre raporton Krokodili. Tani një përditësim i ri bën edhe monitorimin e kthimit të pagesave duke shfaqur mesazhe lajmëruese tek secili nga përdoruesit që duhet t’i kthejë paratë shokëve të tij.
Gjatë bisedës me shokun tuaj shfaqen mesazhe si “IOU” apo “you owe me” që ju kujtojnë për pagesat e pakthyera dhe një buton që ju mundëson t’i realizoni ato menjëherë./a.m.