Kompania Marsi & AL që u shpall fitues nga Ministria e Brendshme për dizajnin dhe qepjen e 27 mijë e 900 copë uniforma të ndryshme të policies së shtetit po krahas hetimit për mashtrim dhe falsifikim të dokumenteve, po hetohet edhe për akuzën e evazionit fiskal dhe mos pagim të detyrimeve tatimore.
ABC News ka mësuar se këto hetime, kanë nisur vetëm pak ditë pas ndalimit të kontabilistëve, Ramazan dhe Hazbije Leka, në zyrën e të cilëve u gjetën dhe sekuestruan rreth 10 vula të kompanive të ndryshme.
Sipas akuzës, në kasafortën e kësaj zyre prokuroria gjeti vulat e disa kompanive, që dyshohet se janë fiktivë dhe shërbenin për të vulosur fatura fiktivë për rimburësimin e TVSH-së nga shtetit. Në mesin e kompanive që kishte blerë fatura fictive nga këto shoqëri fantazmë, në dosje thuhet se është edhe fituesja e tenderit të uniformave “Mars&AL”.
Këto fatura, dyshohet se janë blerë nga administratorët e kompanisë për të deklaruar blerje malli apo material të tjera që të justifikojnë shuma të caktuara parash. Sipas prokurorisë, këto fatura janë sekuestruar nga prokuroria dhe po punohet me drejtorin e përgjithshme të tatimeve për të identifikuar fatura të tjera të këtij llojit, që kompanit përdorin për tu rimburësuar nga TVSH-ja.
Pasi dyshohet se edhe në tenderat e ministrisë së shëndetësisë, shoqërit fituese kanë përdorur fatura të ttila fictive nga kompani fantazmë. Burimet thonë se dosja ndaj dy kontabilistëve Ramazan e Hazbije Leka është veçuar nga çështja penale e tenderit të uniformave.
Shkak për këtë është bërë vendimi i Gjykatës së Apelit, e cila i ka ndryshuar masën e sigurisë nga arresti me burg në detyrim për paraqitjeje. Dy kontabilistët dhe një bashkëpunëtor i tretë, Xhevat Benxhaj po hetohen për krijimin e skemave të mashtrimit, duke favorizuar kompani të ndryshme të fshinin të ardhurat e tyre duke mos i deklaruar në organet tatimore si dhe kanë bërë shitje fiktive me fatura tatimore.
Në momentin e arrestimit, policia patë deklaruar se në zyrën e dy ekonomistëve janë gjetur rreth 40 vula të ndryshme, disa prej të cilëve të kompanive fictive, që përdoreshin për shit-blerje faturash. /abcnews.al/a.k