Shtyhet sërish miratimi i reformës, maxhoranca merr dhe një javë kohë për të siguruar votat dhe plotësuar një kusht të LSI-së.
Kryeministri Edi Rama i ka njoftuar deputetët të tij në mbledhjen e grupit parlamentar se paketa me 6 ligjet që e bëjnë efektiv ndryshimin e sistemit, nuk do të miratohet këtë të enjte por në 6 tetor.
Motivi i parë lidhet me mungesën e një pjese të mirë të ligjvënësve të enjten, të cilët ndodhen jashtë vendit në udhëtime zyrtare.
Disa prej tyre në Këshillin e Europës të tjerë në Komisionin Europian. Për miratimin e 6 ligjeve maxhoranca nuk mund t’i lejojë vetës mungesa që rrezikojnë 84 votat.
Motive i dytë lidhet me një kusht të artikuluar në komisionin e reformës nga LSI e cila kërkon faturën financiare të tërë reformës, rritjen e pagave dhe kosto e ndërtimit të godinave të reja.
Për këtë arsye gjatë javës që vjen deputetët do të koordinojnë me qeverinë për të përcaktuar shifrat finale sesa do të rëndojë në buxhet reformimi i drejtësisë, para se ta miratojnë paketën e ligjeve.
Në mbledhjen e grupit këtë të hënë është vendosur dhe thirrja e asamblesë kombëtare të partisë, një strukturë që sipas statutit të ri do të mblidhet cdo muaj.
Arsyeja zyrtare është miratimi i rregulloreve të reja të brendshme por nuk përjashtohet dhe ndonjë ndryshim brenda sekretariateve.
Pas mbledhjes së grupit ku deputetët iu la porosi dhe mbrojtja e ligjit për mbetjet, kryeministri zhvilloi dhe një takim të dytë me ministrat, kryetarët e komisioneve dhe kryesinë e grupit parlamentar për ët koordinuar detajet e asamblesë.