Gjykata Administrative ka shfuqizuar pesë nga shtatë gjobat që Bashkia e Tiranës i vendosi Partisë Demokratike, pas protestës së 8 dhjetorit, për dëmet e shkaktuara nga protestuesit, të cilët i vunë flakën bunkerit-muze prapa Ministrisë së Brendshme.
Sipas Gjykatës Administrative, gjoba ndaj Partisë Demokratike është e paligjshme dhe si rezultat është shfuqizuar.
Pas protestës së 8 dhjetorit, Bashkia e Tiranës përllogariti dëmet në plot 163 milionë lekë të vjetra dhe i dërgoi një gjobë Partisë Demokratike, e cila refuzoi ta paguante dhe duke iu drejtuar gjykatës.
Pasi mori në dorë gjobën e Erjon Veliajt, kryetari i PD-së Lulzim Basha u përgjigj me ironi se do ti çonte “një kastravec 163 mm të gjatë”.
Ndërkaq, Gjykata la në fuqi dy gjoba për ndotjen e mjedisit gjatë protestave, me vlerë 20 mijë lekë.
Burime nga Bashkia kanë bërë të ditur për apelimin e vendimit.
BW/d.i.