Lamtumirë koleg! Këto ishin fjalët e pakta që miq të Ervin Haxhiut pëshpëritën mbi arkivolin e shokut të vrarë në një aksident mbrëmjen e së dielës. Ceremonia e lamtumirës për kolegun që humbi jetën në krye të detyrës nisi rreth orës 12:30 në ambientet e Komisariatin Nr 5 në Kamëz. Në heshtje, pa fjalë, me uniformat në trup, kolegë të Komisariatit numër 5 ‘përshëndetën’ për herë të fundit, Ervinin. Pas homazheve, kortezhi pritet të lëvizë në drejtim të varrezave në Thumane.
ma.me