Gjykata Administrative e Shkallës së Parë shfuqizoi gjobat e Bashkisë së Tiranës për dëmet e protestës së 8 Dhjetorit, duke i konsideruar te paligjshme. Nga protesta më 8 Dhjetor e vitit 2015, protestues të djathtë të mbështetur nga ish-të përndjekur politikë dogjën bunkerin, instilacionin artistik pranë godinave të ministrive.
Dëme pati dhe në thyerjen e xhamave të ministrive si dhe përgjatë Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit”. Bashkia e Tiranës gjobiti Partinë Demokratike me 163 milionë lekë të vjetra për të gjitha dëmet e shkaktuara në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe pranë Ministrisë së Brendshme gjatë protestës së 8 Dhjetorit. Njoftimin për gjobën e dha vetë Kryebashkiaku Veliaj përmes një statusi në rrjetin e tij social Facebook.
ma.me