Është kthyer në traditë që shkolla Marubi në Tiranë realizon një festival për të Drejtat e Njeriut.
Por, këtë javë do ketë një eveniment sepse filmi Fuocoammare që fitoi “Ariun e Artë” në Berlinale 2016, i regjisorit të shquar Gianfranco Rosi do të çelë këtë të hënë në orën 19:00 edicionin e 12 të festivalit të filmit të për të drejtat e njeriut.
Dokumentari i tij Sacro GRA fitoi Luanin e Artë për filmin më të mirë në festivalin e 70-të Ndërkombëtar të Filmit në Venecia.
Dokumentari tjetër i tij Fuocoammare, i vendosur në Lampedusa, ishulli-simbol i emigrantëve, mori pjesë si filmi i vetëm italian në garë në LVI Berlinale 2016 dhe fiton çmimin Ariu i Artë. (b.an)