Cristiano Ronaldo e ka nisur shumë keq edicionin e tij të ri me Real Madridin
Ylli Portugez, Cristiano Ronaldo po kalon momente të vështira në fillim të këtij edicioni me skuadrën e tij, Real Madrid.
Ai në katër ndeshja sa ka luajtur këtë edicion, ka shënuar vetëm dy gola, një në Ligën e Kampionëve kundër Sportingut dhe një në La Liga kundër Osasunas.
Ai madje në barazimin e fundit kundër Las Palmas 2:2, u zëvendësua në minutën e 72’ dhe kjo nuk i pëlqej aspak portugezit.
Por, arsyeja e vërtetë e kësaj forme të dobët besohet të jetë gjuri i tij i majtë, të cilin e kishte lënduar në finale të Kampionatit Evropian kundër Francës.
AS shkruan se, Ronaldo ende nuk është 100 për qind i gatshëm, pavarësisht fjalëve të trajnerit, shkruan “Express”. (b.an)