Komisioni i Reformës në Drejtësi pritet të mbyllë sot ligjin e Gjykatës Kushtetuese. Ky institucion do të përshtatet tashmë me reformën e re në sistem ndaj ndryshojnë mënyra e funksionimit dhe zgjedhjes së anëtarëve të saj. Në mbledhjen e sotme pritet gjithashtu të mbyllet dhe ligji i SPAK, ku parashikohët ngritja e byrosë kombëtare të hetimit. E quajtur si FBI-ja shqiptare kjo strukturë e re do të hetojë zyrtarët e lartë, politikanët dhe gjyqtarët.
Është vetëm një nen që mban peng miratimin e saj dhe që përveç ndasisë së hershme me PD-në, ka ndarë në dy grupe dhe vetë depuetet e mazhorancës. Në tryezë janë dy formula për mënyrën sesi do të zgjidhen anëtarët e byrosë. Por edhe ky ligj pritet të përfundojë sot për t’u votuar së bashku me 6 të tjerët në seancën e 29 shtatorit, pra këtë të enjte.
ma.me