Kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe ambasadorja e Bashkimit Europian Romana Vlahutin kanë kërkuar dialog e bashkëpunim mes politikanëve për çështjen e integrimit të vendit në Bashkimin Europian. Teksa kanë folur në ceremoninë e nisjes së shkollës verore evropiane në Shqipëri, ata kanë theksuar se dialogu duhet për ta bërë Shqipërinë më të fortë dhe më të barabartë për të qenë gati për në Bashkimin Europian.
“Shkolla evropiane do ti shërbejë integrimit. Pas kësaj shkolle të hidhen themelet për institucion të mirë në të ardhmen. Duhet rritur roli i Kuvendit në kuadër të hapjes së negociatave, duhen forcuar kapacitete profesionale në administratë. Monitorim të kuadrit ligjor për çështjet e e integrimit. Çështja e integrimit shkon përtej axhendave partiake. Në kuadër të Drejtësisë, kryefjala duhet të mbetet dialogu e bashkëpunimi. Për integrimin, dua të inkurajoj këshillin e integrimit, duhet gjithpërfshirje e transparencë për vendimmarrjen. Organizimi i shkollës verore është një gur i çmuar për axhendën tonë evropiane” tha Meta.
Ndërsa ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin theksoi se, “Duhet dialog politik për një Shqipëri evropiane. Diskutoni si ta bëni Shqipërinë më të fortë. Shqipëria duhet të marrë vendime për dialogun. Integrimi është më shumë se një zgjidhje politike. Rregullat s’diskutohen, janë të njëjta për BE. BE ka sfida që duhen adresuar. Duhet të reflektoni mbi sfidat. Duhet të ndryshoni shtetin dhe shoqërinë për të hyrë në BE. Politika ti shërbejë qytetarëve. Duhet dialog e bazari për të gjithë. Anëtarësimi i Shqipërisë është zgjidhje politike që duhet të përfshijë aktorët. Është më shumë sesa një sjellje politike. Ka pasur ndryshime në këtë vend si në asnjë vend tjetër. Ka shumë punë të vështirë për të bërë përpara. Ka shumë probleme duke filluar nga mungesa e ligjit dhe korrupsionit. Duhet të keni një vend ku barazia është për të gjithë dhe kjo arrihet me njohuri e vendimmarrje. Dialogu duhet për ta bërë Shqipërinë më të fortë dhe më të bararbartë e për të qenë gati për në Bashkimin Europian. Politika duhet ti shërbejë komunitetit dhe vendit. Procesi i zgjerimit apo bisedimet me kapituj kanë të bëjnë me politika të ndryshme’ tha ajo.
Kryetarja e Këshillit të Integrimit Majlinda Bregu tha se Reforma në Drejtësi është kyçe për integrimin.
“Integrimi në BE varet nga performanca jonë. Një monitorim më i madh gjatë negociatave, do kontrollonte më mirë qeverinë. Rekomandimet e BE janë prioritet për vendin tonë. Çelja e negociatave është domosdoshmëri për Shqipërinë. Reforma në Drejtësi, mundësi për të shkuar në BE. Duhen forcuar kapacitetet e të gjithë aktorëve që do punojnë në këtë proces. Hapja e negociatave me BE, koha e duhur tani” tha ajo.