Përmirësoni metabolizmin tuaj duke e bërë atë më të shpejtë. Benefitet janë të shumta, por që t’ia dalësh mbanë nuk është e lehtë. Megjithatë, me disa këshilla do të shihni që mund të arrini rezultate të mira. Këtu kemi përmbledhur 20 këshilla sugjeruar nga revista prestigjioze “Elle”, duke qenë se metabolizmi nuk është njësoj për të gjithë, me shpresën se do të gjeni të duhurën, ose të duhurat për ju.
- Ushqehuni mjaftueshëm. Kjo mund të tingëllojë në kundërshtim me temën, por nuk është aspak kështu. Nëse ju merrni pak proteina trupi, nuk arrin të vendosë masën muskulore dhe metabolizmi përjeton një rënie të papritur.
- Pini çaj jeshil. Një studim i ri ka treguar se konsumimi i çajit jeshil në vend të kafesë, i shoqëruar me një aktivitet të lehtë fizik mund të çojë në humbjen e deri dy kilogramëve masë dhjamore në një javë.
- Rrisni konsumin e vajit të ullirit. Përdorimi i vajit të ullirit rrit nivelin e serotoninës në gjak, një hormon që mund t’ju japë ndjesinë e ngopjes.
- Hani një vezë. E verdha e vezës përmban shumë substanca ushqyese, që furnizojnë me karburant metabolizmin tuaj, mes të cilave vitaminat lipo të shpërbëshme, acide yndyrore esenciale dhe kolinë, një kompleks i fuqishëm, që sulmojnë gjenet përgjegjëse për magazinimin e yndyrës rreth mëlçisë.
- Duhet të tresni karbohidratet gjatë natës. Një hulumtim i kohëve të fundit ka zbuluar se termogjeneza është më efikase në orët e natës dhe i mundëson trupit djegien e më shumë kalorive.
- Pini qumësht të paskremuar. Studimet të Institutit të Nutricionit në Universitetin e Tenessese tregojnë se konsumi i kalciumit, i cili gjendet në qumësht mund të ndihmojë trupin të metabolizojë yndyrën në mënyrë më efiçente.
- Zgjidhni grurë integral. Organizmi sforcohet më shumë për të tretur drithërat integrale se ato të rafinuara e përpunuara siç është mielli, i cili përdoret për të bërë bukë e makarona.
- Hani hudhra. Hudhrat mbështesin metabolizmin glicemik dhe ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të nivelit të yndyrnave në gjak. Veç të tjerave i bëjnë shumë mirë zemrës.
- Eliminoni pijet me gaz. Sheqernat e ndodhura në këto produkte shkaktojnë rritje të oreksit, duke shkaktuar trazira në ushqyerje.
- Thjerrëza, të paktën dy herë në javë. Shpesh është mungesa e hekurit, ajo që çekuilibron metabolizmin dhe me këtë ushqim do të ndiheni më energjikë.
- Mos harroni arrat! Me përmbajtje të ulët kalorish, ato kanë efekte të dobishme për insulinën.
- Sa më shpesh salmon. Peshqit janë një ushqim i shkëlqyer, por sidomos salmoni, pasi është i pasur me acide yndyrore omega?3.
- Një mollë në ditë. Nuk është një frazë klishe, sepse parandalon problemet që lidhen me yndyrën e barkut.
- Mos e ekzagjeroni me mëngjesin. Edhe pse është vakti më i rëndësishëm i ditës, nuk është mirë ta teproni me yndyrnat që sapo zgjoheni.
- Ndaloni rreptësisht abuzimin me alkoolin. Ndërsa një konsum i moderuar i tij nuk do t’i bëjë shumë keq barkut tuaj, të shndërruarit e alkoolit në një ritual mund të ngadalësojë normën metabolike.
- Jogurt si vakt i ndërmjetëm. Jo vetëm që është një burim i madh i proteinave dhe kalciumit, por duke e konsumuar si pjesë e një diete hipokalorike, mund të përshpejtojë metabolizmin tuaj.
- Përdorni ndriçim LED. Edhe drita, ashtu si tek bimët ka rëndësinë e saj kur bëhet fjalë për metabolizmin. Braktisni llambat inkandeshente dhe shkoni për dritën e ftohtë.
- Djathi është një ushqim i shkëlqyer. Është i pasur me kalcium, vitaminë D dhe proteina. Mund të favorizojë humbjen e peshës, sepse ndikon në tonifikimin e masës muskulore, e cila përshpejton dhe ndihmon në ruajtjen e normës se metabolizmit. Ndihmon në djegien e kalorive në mënyrë efikase për gjatë gjithë ditës.
- “Edhe engjëjt hanë fasule”. Procesi i tretjes së fibrave dhe proteinave të fasuleve djeg shumë kalori, rrit nivelet e ulëta të insulinës pas tretjes dhe ndihmon trupin për të ruajtur më pak yndyrë.
- Qeshni më shumë. Nuk është shaka, kush qesh shumë, ka një normë më të mirë të rrahjeve të zemrës, duke ndihmuar në djegien e deri dyqind kalorive në ditë.
BW/d.i.