Kryeplaku i fshatit Hurdhë Muhurr në Njësinë Administrative Muhurr në Dibër është kërcënuar me çifte nga një 66-vjeçar për shkaqe pronësie. Sipas policisë së qytetit verior, Hakik Prençi kanosi me armë gjahu (me fishek në gojë) kryeplakun e fshatit Hurdhë Muhurr dhe ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Fusha e lopës”, rreth 1 km sipër fshatit Hurdhë Muhurr ku i ka dalë në rrugë S. H. 29-vjeç dhe i ka drejtuar një armë gjahu Çifte “teke” të mbushur me një fishek në gojë duke e kërcënuar.
enjëherë pas ngjarjes S. H, ka njoftuar policinë dhe më pas ka tentuar për t’i marrë armën e gjahut ku nga përleshja mes tyre, nga Hakik Prençi është shkrehur arma e gjahut e cila nuk ka dëmtuar asnjërin nga personat e përfshirë në konflikt. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Hakik Prençi u gjet edhe një armë tjetër gjahu Çifte dhe fishekë.
ma.me