Borussia Dortmund ka nisur ‘luftën’ me Real Madridin para takimit të së martës në Ligën e Kampionëve.
Borussia Dortmund dhe Real Madrid do të takohen këtë të martë në Ligën e Kampionëve, ndërsa skuadra gjermane ka filluar ‘luftën’ shumë më herët.
Dortmund me anë të një postimi në Twitter ia ka kujtuar Realit se po ka probleme me skuadrat me fanella të verdha, pas dy barazimeve në dy ndeshje në La Liga kundër Villareal dhe Las Palmas.
“A jeni duke kaluar momente të vështira kundër skuadrave me fanella të verdha Real Madrid”, shkruhet një një postim në faqen zyrtare të Dortmundit.
Ende nuk është kthyer përgjigja nga Real Madrid, ose ndoshta e kanë lënë që këtë ta tregojnë në fushën e gjelbër, citohet “Express”. (b.an)