Pas numrit të 30,76 të vendvotimeve, në referendumin e organizuar në Republikën Srpska të Bosnjës, “Po” kanë votuar 99.80 për qind e qytetarëve.Në referendum kanë marrë pjesë ndërmjet 56 dhe 60 për qind të votuesve të regjistruar.Në anën tjetër, presidenti i Republikës Srpska, Millorad Dodik, i entuziazmuar nga rezultati e ka quajtur shtet RS’në.
“Vetëm liria serbëve u ka qenë e garantuar atëherë kur kishin shtet. Prandaj, Republika Srpska si shtet është e rëndësishme.
Republika Srpska me marrëveshjen e Dejtonit dhe Bosnja dhe Hercegovina e kanë të definuar territorin e tyre, qeverisjen efektive dhe popullin i cili dëshironte Republikë. Këto janë kritere për shtet”, ka thënë Dodik, transmeton lajmi.net.
Pas këtij fjalimi të mbajtur në Pale, janë ndezur fishekzjarrët për të festuar rezultatin e referendumit.Zyrtarët boshnjakë ishin kundër referendumit, sepse konsiderojnë se është anti-Dajton dhe një akt kundërkushtetues.
Në referendum është shtruar pyetja nëse dëshirohet që 9 janari të mbetet “Ditë e Shtetësisë”.
Në këtë datë është festa e Kishës Ortodokse Serbe dhe përvjetori i Deklaratës së ligjvënësve serbë të Bosnjës në vitin 1992, me të cilën ishte shpallur pavarësia nga Bosnja. Ky zhvillim e kishte shkaktuar luftën trevjeçare etnike në këtë vend, referon Express. (b.an)