Një efektiv i policisë së Shtetit ka humbur jetën si pasojë e një aksidentit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kamëz.
Ka qenë një fuoristradë tip ‘Lexues’ që duke ecur me një shpejtësi të lartë ka marrë përpara furgonin e patrullimit të policisë, ku brenda tij ndodheshin tre efektiv policie.
Nga përplasja e fortë, makina është kthyer përmbys, ndërsa furgoni i policisë është rrotulluar në vend .
Aksidenti i ndodhur përballë gjimnazit ‘Ibrahim Rugova’ ka rezultuar fatal për efektivin, Ervin Haxhiaj, i cili ka gjetur vdekjen, ndërsa dy kolegët e tij janë plagosur.
Policia ka vajtur menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka shoqëruar edhe shoferin e veturës që shkaktoi aksidentin, i cili është A.Kola, i biri i ish deputetit N.Kola.
Po ashtu, vazhdojnë hetimet për të zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe dinamikës së aksidentit, citohet “Gazeta Express”. (b.an)