Me fillimin e pjesës së dytë të ndeshjes Partizani-Tirana, që luhet në “Elbasan Arena”, situata është bërë më e tensionuar. Tifozeritë e të dy klubeve kanë shpalosur banderola fyese.
Ndërsa në minutën e 63 të sfidës, loja është ndërprerë, pasi Ultrasit e Partizanit kanë hedhur flakadanë në pistë.
Situata e krijuar ka bërë që loja të ndërpritet për pak çaste, duke vijuar sërish me qetësimin e tifozëve. /bw/a.k