Kancelarja gjermane Anglea Merkel nuk i mohon hapjet ndaj emigracionit. Në samitin “Migrimi përmes rrugës ballkanike” që u mbajt dje në Vjenë të Austrisë, Merkel ka bërë me dije se Gjermania do të presë çdo muaj qindra refugjatë me leje qëndrimi nga Italia dhe Greqia.
Një retorikë më e sigurtë në luftën kundër emigracionit të paligjshëm. Në Samitin në Austri kanë marrë pjesë edhe shefat e qeverisë së Kroacisë, Sllovenisë, Rumanisë, Bullgarisë, Serbisë, Greqisë dhe Shqipërisë.
Në mars të këtij viti Brukseli ka arritur një marrëveshje me Ankaranë sa i përket bllokimit të emigrantëve, në bazë të së cilës BE i ka premtuar Turqisë që do t’i liberalizojë vizat nëse nuk lejon emigrantët që të shpërndahen nga Ballkani në Europë.
Hollande mbyll Calais
“Franca nuk do të jetë një vend kampesh refugjatësh”. Kështu ka deklaruar presidenti Francois Hollande, duke shtuar se dëshiron të mbyll krejtësisht të ashtuquajturin “Xhungël” në Calaise, njofton Le Monde.
Aktualisht sipas tij, janë realizuar 140 qendra pritjeje të përkohshme në 80 departamente që mund të strehojnë 19 mijë emigrantët në Calais dhe që mund të bëjnë kërkesë për azil. Ata që nuk do ta fitojnë do të riatdhesohen.
Dita