Policia e Tiranë finalizoi operacionin “Motorri 1” duke shkatërruar një bandë grabitësish.
Arrestohen 3 shtetas dhe shpallen në kërkim dy shtetas të tjerë, për “Vjedhje” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rjedhin nga vepra penale ose veprimtari kriminale”.
Më datë 24.09.2016, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 4 dhe Nr 5, bënë të mundur finalizimin e operacionit të zhvilluar në bashkëpunim ndërmjet tyre.
Si rezultat u bë i mundur ndalimi i shtetasit:
•Artan Muca, 41 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje. (Neni 134/2)
Ndalimi i këtij shtetasi është bërë pasi është arritur ti faktohet dhe dokumentohet me prova ligjore që është autor i dyshuar i vjedhjeve të disa motorrëve:
1. Më datë 30.06.2016, tek spitali i SQU-tës, ka vjedhur motorrin tip “Daihan”, shtetasit S. Sh.
2. Më datë 08.07.2016, në rrugën e “Dibrës”, i ka vjedhur motorrin tip “Piaggio”, shtetasit Y. B.
3. Më datë 01.8.2016, në rrugën “Siri Kodra”, i ka vjedhur motorrin tip “Piaggio”, shtetasit D. U.
4. Më datë 13.09.2016, në rrugën “Besa”, i ka vjedhur motorrin tip “Gumen Moto”, shtetasit H. M.
5. Më datë 13.09.2016, në rrugën “Myslym Keta”, i ka vjedhur motorrin tip “Jamaha”, shtetasit E. P.
6. Më datë 06.04.2016, në rrugën “Burimi” Kamëz, i ka vjedhur mottorin tip “Motorr Cap” (frezë), shtetasit R. B.
7. Më datë 02.05.2016, në “Babrru”, i ka vjedhur motorrin tip “Yinxiang”, shtetasit F. D.
8. Më datë 04.06.2016, në rrugën” Teuta”, i ka vjedhur motorrin tip “Dayang”, shtetasit I. D.
Nga hetimet e kryera nga Specialistët e Policisë së Tiranë, disa nga motorrat e lartë përmendur, janë gjetur në banesat e shtetasve:
1. Bashkim Muça, 43 vjeç, banues në Manzë Durrës. (Neni 278/b)
2. Ardit Kurti, 20 vjeç, banues në Durrës. (Neni 278/b)
Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë për arsye se gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e tyre janë gjetur dhe sekuestruar në cilesinë e provës materiale motorrat të cilët shtetasi Artan Muça i kishte vjedhur në qytetin e Tiranës.
Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe dy persona të tjerë për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, parashikuar nga Neni 287/b i Kodit Penal dhe po punohet per kapjen e tyre.
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Vjedhjes te pasurisë e kryer më shumë se një herë”, “Përvetësimi i parave ose mallrave që rjedhin nga vepra penale ose veprimtari kriminale”, parashikuar nga Nenet 134/2, 287/b dhe 25 te Kodit Penal.