Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me foton e publikuar nga Saimir tahiri ku sipas tij shfaqet një trafikant droge i shpallurt në kërkim së bashku me kreun e PD Lulzim Basha.
Selia blu kërkon t’i jepet fund aludimeve nga ana e Tahirit që sipas saj është personi që e ka mbushur Shqiëprinë gjithë drogë.
Ja deklarata e PD:
Do të donim shumë që ky trafikanti te ishte në prangat e policisë duke dhënë sqarime edhe për aludimet miqesore të ministrit Tahiri. Por siç ka ndodhur deri tani çuditërisht trafikantet i shpëtojnë policisë. Flagrant është rasti i baronit të drogës Balilajt që shetit i lirë dhe nën mbrojtjen e Tahirit në Sarandë.
Nuk mund të fshihesh pas aludimesh dhe akuzash kaq ordinerë ti që je përgjegjësi kryesor i kthimit të vendit në hambar drogë dhe njeriu qe u jep mbrojtje të drejtperdrejtë trafikanteve të drogës, gjobvënesve dhe kriminelëve.
Sot në fakt po prisnim reagim tend ose të kryeministrit për kërcënimin që i është bërë Prokurorit të Përgjithshëm. Thuhet se kërcenuesit janë miqtë e tu.
Urojmë dhe shpresojmë që institucionet përgjegjëse ta zbardhin sa më parë këtë ngjarje të denjë për vendet ku sundon mafia dhe krimi.
Në rast se mendoni se me shpifje do ti mbyllni gojën opozitës, jeni të dështuar. Beteja totale kundër krimit, drogës dhe lidhjeve tuaja dhe të Edi Ramës me kartelin, sapo ka nisur.
/a.m.