Partia Demokratike deklaroi sot se ndryshimet e titullarëve të tatimeve nuk ndryshojne asgjë nga ç’ishte dhe sipas saj, gjendja do mbetet si më parë, pasi vetëm në gusht i munguan arkës së shtetit 35 milionë $.
Nëpërmjet një deklarate për mediat nga Këshilltari i PD për Ekonominë, Dorjan Teliti, thuhet se “qeveria vendosi të ndërrojë bletët e tij punëtore në Tatime e Dogana, po këto institucione në këto tre vite mbeten dhe do vijojnë të jenë koshere të evazionit, korrupsionit dhe militantizmit partiak, të punësimit me listë sipas influencës së deputetëve dhe ministrave”.
“Vetëm për gushtin, rreth 35 milion dollarë i munguan arkës së shtetit, duke qënë gropa më e madhe e bërë në një muaj të vetem në vitet e fundit. 35 milionë dollarë të vjedhura, që nuk shkojnë për rrugë, shkolla, ndihmë ekonomike, por përfundojnë në xhepat e qeveritarëve”, shprehet Teliti.
mir pd po ju pse e nxirrni ket thithlopen ne lajme