Tragjik ka rezultuar fati i një 10-vjeçari në Peqin, i cili ka humbur jetën pasi është përplasur nga një kamionçinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur para pak minutash. I mituri, identiteti i të cilit nuk dihet ende, ka tentuar të kaloj rrugën, teksa është përplasur nga mjeti. Ndonëse ai u transportua me urgjencë drejt spitalit, nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve. Sakaq, policia po heton në lidhje me zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.