Gjykata e Elbasanit ka dhenë masën “Arrest me burg” për Arlind Llallën. Ai akuzohet për vrasjen e Ardian Mesitit i cili u ekzekutua pak ditë më parë në Gramsh. Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën “Detyrim paraqitje” edhe për shtetasin Dorian Kokomeci i cili u dyshua se ka fshehur ngjarjen.
Ngjarja ndodhi gjatë mesnatës së 21 shtatorit në një lokal në fshatin Llallë, ku i vdekur ka mbetur Ardian Mesiti 29 vjeç ndërsa autori Arlind Llalla është vënë në pranga. Motiv ka qenë një sherr mes dy personave në lokal për motive të dobëta. Lalla i zuri pritë në një rrugë të fshatit Mesitit, ku dhe e qëlloi me thikë. 29-vjeçari humbi jetën nga plaga e marrë në trup.