Është rritur në 300 numri i përgjithshëm i të vdekurve nga përmbytja e anijes së emigrantëve në Detin Mesdhe të mërkurën që lamë pas.
Zyrtarët egjiptian kanë shpëtuar rreth 160 të mbijetuar nga anija e përmbytur këtë të mërkurë, transmeton Express.
Nuk dihet ende për fatin e 150 njerëzve të tjerë, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Emigrim.
Në mesin e të vdekurve të konfirmuar janë 10 gra dhe një foshnjë, duke çuar numrin e emigrantëve që janë mbytur deri më tani në Mesdhe në 3.500.
Por, numri i përgjithshëm i emigrantëve të mbytur në vitin 2016 pritet të rritet dhe me lehtësi ta kalojë shifrën e vitit 2015, ku u mbyten 3.771, e që është numër rekord deri më tani. (b.an)