Të paktën 4 gra humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën gjatë të shtënave në një qendrë tregtare në Burlington, rreth 105 km larg Seattle. Personi i cili hapi zjarr është hispanik i veshur me një bluzë ngjyrë gri dhe është larguar përpara se policia të mbërrinte në vendngjarje. Media amerikane shkruajnë se agjentët kishin marrë disa telefonata ku i thuhej se ishte autori i sulmi.
Ndërkohë autoritetet kanë shpërndarë në rrjetin social twitter foton e të dyshuarit. “ Ky është autori, besojmë se ka vepruar i vetëm. Komunikone me ne nëse e shihni. Është i armatosur me një cifte” ka shkruar në tëitter policia. Ndërsa guvernatori i Washtington Jay Inslee e cilësoi ngjarjen një tragjedi në zemër të Burlington.