Xhelal Mziu kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Kamzës është rizgjedhur për të tretën herë radhazi në krye të kësaj bashkie. Procesi i numërimit përfundoi mesdiën e sotme, ku si rezultat, Mziu mori rreth 2700 më tepër se rivali i ASHE-së Safet Gjici.
Në fjalën e tij menjëherë pas fitores, Mziu tha se kjo ishte një fitore e mirëpritur për të dhe të gjithë mbështetësit e tij. Megjithatë Mziu theksoi se do të punojë edhe më tepër për të realizuar premtimet e bëra gjatë fushatës.
Kujtojmë se Mziu prej kohësh është vënë në qendër të akuzave jo vetëm të mazhorancës por edhe të autoriteteve të rendit, pasi është dënuar me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë me dy vjet burg për shpërdorim detyre dhe pabarazisë në tendera.