Ajo shfaqet te foshnjat kudo në botë dhe u shkakton të kruara, skuqje, ashpërsim dhe tharje lëkure. Prindërit janë të dëshpëruar të provojnë gjithçka për të lehtësuar simptomat e dhimbshme të ekzemës te fëmijët e tyre.
Por kërkimet e reja kanë gjetur se çelësi mund të jetë më tepër te parandalimi se sa te kura.
Shkencëtarët kanë zbuluar se konsumimi i një tipi të veçantë të vitaminës B gjatë shtatëzanisë ul rrezikun e zhvillimit të ekzemës.
Nicotinamide, e cila gjendet në mish, peshk, kërpudha dhe arra, mund ta ulë deri në 30 përqind shfaqjen e ekzemës te njëvjeçarët, sipas studimit.
Kjo formë e vitaminës B3 mund të përmirësojë strukturën e përgjithshme, lagështinë dhe elasticitetin e lëkurës. Kërkuesit kanë zbuluar edhe se tryptophani, një amino acid që gjendet në shumicën e proteinave, mund të japë të njëjtin efekt.
Ekipi i Universitetit të Southamptonit beson se zbulimet e reja mbështesin konceptin se kushtet e lëkurës zhvillohen kryesisht gjatë qëndimit në barkun e nënës.
Ata shpresojnë se rezultatet do të ndihmojnë në uljen e rreziqeve.
Kremi nicotinamid tashmë është në përdorim për trajtimin e ekzemës, por ky studim është i pari që lidh hallkat e shtatzanisë me gjendjen e lëkurës te fpmijët.
Studiuesit vëzhguan shtatzaninë te 497 gra, më pas shkallën e ekzemës te fëmijët e tyre në moshën 6 muaj dhe një vjeç.
Zbuluan se fëmijët e nënave me nivel më të lartë nicotinamidi kishin 30 përqind më pak shanse për të zhvilluar ekzemën në moshën 12 muaj.
Dailymail/d.i.