Hakeri kosovar Ardit Ferizi, është dënuar sot me 20 vjet burg nga gjykata federale në Aleksandria të Vrigjinias, ShBA, për akuzat se e kishte ndihmuar grupin terrorist ISIS duke ia siguruar emrat e më shumë se 1.000 punëtorëve të qeverisë dhe ushtarëve amerikanë si objektiva të mundshëm.
25-vjeçari i lindur në Kosovë, ishte arrestuar vitin e kaluar në Malajzi, raporton AP, përcjell Express.
Ai u bë personi i parë në Amerikë që u dënua për të dyja akuzat – hakim të kompjuterëve dhe për terrorizëm.
Ferizi e hakoi një kompani private dhe i nxori emrat, fjalëkalimet e e-maileve dhe numrat e telefonit të më shumë se 1.300 njerëzve me .gov dhe .mil. Më pas shteti Islamik i kishte publikuar këto emra me kërcënimin për të sulmuar, transmeton Klan Kosova.
Prokurorët kanë kërkuar dënimin maksimal prej 25 vjetësh, ndërsa avokatët mbrojtës të kosovarit kanë thënë se Ferizi nuk pretendoi të bëjë ndonjë gjë të keqe dhe kërkuan një dënim gjashtëvjeçar.
Por, gjykata vendosi ta dënojë atë me 20 vjet burg./Express/