Gjuha Shqipe do të kthehet si lëndë e vençat në gjimnazet e vendit pas 32 viteve.
Erida Goleci, specialiste e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë: Rreth viteve 84-84, Gjuha Shqipe është hequr nga shkollat e mesme. Më pas pati një përpjekje për ta integruar, por ishte një integrim krejt artificial, pra u ndërfutën tema gramatike në pjesën e Letërsisë, pa u lidhur në mënyrë të natyrshme.
Kjo për shkak të përfundimeve që kanë nxjerrë mësuesit, akademikët dhe përgjithësisht opinioni publik se gabimet në drejtshkrim dhe gramatikë janë të mëdha.
Goleci: Nxënësit sot shkruajnë me gabime. Dukshëm vihej re që nxënësit kishin probleme në formimin gjuhësor dhe letrar. Ne mendojmë që do të krijohet një brez nxënësish që do zotërojnë më mirë gjuhën shqipe.
Për këtë ndryshim kurrikulash, Ministria e Arsimit ka ngritur grupin e punës.
Goleci: U krijua një grup pune nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit, i cili është gjithëpërfshirës, kishte mësues më të mirë nga shkollat e Tiranës dhe jo vetëm. Kishte specialistë të kurikulës.
Erida Goleci, specialiste e gjuhës shqipe dhe letërsisë thotë se kjo ndarje e lëndëve gjuhë shqipe-letërsi do të jap mundësi të rinjve të përvetësojnë lëndët. Pas klasës së 10 ku po eksperimentohet kjo kurrikul, do të shtrihet edhe në klasën e 11 dhe të 12./oranews/a.k