Detaje të reja kanë zbuluar në lidhje me laboratorin e drogës që u gjet vetëm 3 km nga vendi ku u rrëzua avioni me pilotin italian në Ishëm.
Abc news ka mësuar se porositë në vilën e drogës liheshin në letër. Trafikantët kishin gjetur një metodë që të mos kishin kontakte me punëtorët, ku në murin e katit të parë ngjiteshin letrat për sasinë e kanabisit që punëtorë do të paketonin si dhe instruksionet për secilin punëtorë.
Laboratori i narkotikëve i zbuluar të enjten funksiononte prej afro 6 muajsh. Besmir Agasi i shpallur në kërkim kishte vendosur në dispozicion vetëm banesën, ndërsa ishin të tjerë që siguronin ngarkesën.
Policia ndaloi 13 punëtorë të cilët punonin tek vila ku përgatitej kanabis. Në polici ata kanë dëshmuar se paguheshin me 3 mijë lekë të reja në ditë.
Për këtë ngjarje, prokuroria në bashkëpunim me policinë po hetojnë nëse laboratori i drogës i zbuluar kishte lidhje me pistën e avionëve në Ishëm.
https://www.youtube.com/watch?v=vl7DIn23yC4