Kandidati i Serbisë për sekretar të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Vuk Jeremiç, pas rundit të katërt ka mbetur në pozitën e dytë, pas portugezit Antonio Guteresh.
Më 26 shtator anëtarët e Këshillit të Sigurimit të KB sërish do të votojnë për kandidatin e tyre të preferuar, transmeton Koha.net.
Ndërsa Guteresh ka 46 vota pozitive, 7 kundër e 7 neutrale, Jeremiç ka 33 vota pozitive, 18 negative dhe 9 neutrale. Kandidati i tretë, sllovaku Mirosllav Lajçak, ka 28 vota pozitive, 18 negativ dhe 14 neutrale.
Pas rundit të pestë të votimit joformal, më 3 tetor, anëtaret e përhershme të KS të KB do të deklarohen përmes kartonave me ngjyrë.
Ata nuk do të tregojnë se si ka votuar secili nga vendet, por do të dihet nëse është fjala për votat e anëtareve të përhershme të Këshillit të Sigurimit, që kanë peshë të veçantë, apo për ato jo të përhershme. (b.an)