63 pK – Lindi Caesar Augustus, biri i adoptuar i Jul Cezarit, perandori i parë romak. Pasi mundi ushtrinë e Mark Aurelit dhe Kleopatrës në Actium në 31 pK, mori gjithë fuqinë dhe e joshi një formë e re e qeverisë – Principatës dhe formoi Pax Romana – paqe në të gjithë Perandorinë Romake. Mbretërimi i tij konsiderohet si periudha më e shkëlqyer e historisë romake dhe mori titullin e Augustit ose Epoka e Artë.
1846 – Astronomi gjerman Johann Gottfried Gale ka zbuluar planetin Neptun.
1870 – Është ditë-vdekja e shkrimtarit francez Prosper Mérimée. Si një dijetar i madh, njohës i historisë, arkeologjisë dhe arkitekturës, ai u bë në vitin 1834 inspektor në Departamentin e monumenteve historike, dhe që nga viti 1844 anëtar i Akademisë Franceze. Novela e tij “Carmen” ka frymëzuar kompozitorin Georges Bizet për të shkruar operan me të njëjtin emër. (“Kronikë e kohës së Karlit IX”, “Tamango” etj). (b.an)