Kryetari i Kuvendit Ilir Meta po zhvillon një takim me ambasadorin amerikan Donald Lu. Takimi po mbahet në ambjentet e kryesisë së Kuvendit dhe në fokus të diskutimeve sipas burimeve janë 6 ligjet e reoformës në drejtësi.
Pas miratimit të paketës me ndryshimet kushtetuese me konsensus, opozita nuk po jep dakordësinë për ligjet e reformës.
Vettingu u kalua vetëm me votat e mazhorancës ndërkohë, shumica ka paralajmëruar se do kalohen edhe ligjet e tjera bazuar në rekomandimet e partnerëve, pavarësisht qëndrimit të opozitës./a.m.