Tentuan ti vidhnin portofolin një efektivi policie civil, ku pas reagimit te policit e godasin duke i shkaktuar dëmtime, arrestohet një prej autoreve dhe u shpall në kërkim tjetri.
Më datë 22.09.2016, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 3 dhe Nr. 6, bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit:
– Alfons Loci, 29 vjeç, banues në Tiranë
Si dhe punohet për kapjen e shtetasit A. D., 25 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë
Këta shtetas rreth orës 09:30, në afërsi të mbikalimit të “Casa Italia”, në autobuzin e linjës Kamëz–Tiranë, në bashkëpunim me njëri – tjetrin kanë tentuar të vjedhin portofolin duke e goditur me grushta punonjësin e policisë K. B., 22 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet i shtruar në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Punonjësi i policisë në momentin e ngjarjes ka qenë civil.
Nga veprimet e kryera ka rezultuar që këta shtetas janë autor të dyshuar të disa ngjarjeve kriminale, të ndodhura në juridiksionin e Komisariatit Nr.3 dhe Nr.6, ku më konkretisht:
Më datë 22.09.2016, në Bulevardin “Zogu I Parë”, tek një restorant, shtetases R. B., me origjinë Norvegjeze, i kanë marrë portofolin ku në brendësi ka pas një shumë monetare.
Më datë 21.09.2016, tek terminali i autobuzave të jugut, shtetasit A. H., i kanë marrë portofolin ku në brendësi ka pas një shumë monetare.
Më datë 29.07.2016, në rrugën “Dritan Hoxha”, në autobzin e linjës së Tiranës së Re, shtetases M. H., i kanë marrë portofolin ku në brendësi ka pas një shumë monetare.
Më datë 05.08.2016, në Rrugën “Asim Vokshi”, në autobzin e linjës së Unazës, shtetases B. P., i kanë marrë aparatin telefonik.
Materialet Proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatë së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Vjedhje”, “Vjedhje me dhunë”, “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Goditje për shkak të detyrës”, parashikuar nga Nenet 134/2, 139-22- 25, 88-25, 237 të Kodit Penal./a.m.