Kuvendi i Shqipërisë nisi procedurat për zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit me shpalljen zyrtarisht të kritereve që duhet të përmbushin kandidatët për këtë post, të parashikura në ligj.
Në njoftimin zyrtar të Kuvendit, thuhet se çdo shtetas shqiptar, i cili plotëson kushtet e parashikuara në nenin 3, të ligjit “Për Avokatin e Popullit”, të paraqesë kandidaturën për këtë post.
Kushtet për t’u zgjedhur Avokat i Popullit janë:
a): të jetë shtetas shqiptar.
b): të ketë njohuri dhe veprimtari të shquara në fushën e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe të ligjit;
c): të shquhet për aftësi profesionale dhe figure të pastër etiko-morale;
ç): të mos jetë dënuar penalisht
d): të mos jetë deputet në legjislaturën e Kuvendit që bën propozimin a zgjedhjen e tij.
Igli Totozani që mban aktualisht kete post u zgjodh në këtë detyrë në dhjetor 2011, pas një votimi me shumicë të cilësuar në parlament./a.m.