Aktorja Monika Belluci vazhdon të jetë njëra ndër ikonat më seksi më botë. Ndonëse është 51 vjeçare, Monica Belluci ka publikuar së fundmi një foto nudo në rrjetin social “Instagram” me pamje të fortë erotike.Por ky rrjet social i ka cenzuruar aktores së famshme fotografinë nudo, duke ia mbuluar pjesët intime me yje.
Pas këtij veprimi, Belluci ka shkruar një status ku thotë:
“Ne bëjmë shumë fotografi dhe disa janë më të forta se të tjerat. Gjëja më e rëndësishme është se ne kemi nevojë gjithmonë për bukuri dhe duhet ta respektojmë atë “, ka shkruar Belluci.