Fotot tronditëse të bëra një ditë pasi qyteti japonez i Nagasakit u godit me një bombë bërthamore kanë dalë 70 vjet pasi ishin konfiskuar nga trupat amerikane.
Koleksioni i fotove rrëqethëse të bëra nga Yosuke Yamahata, një fotograf ushtarak japonez, tregojnë peizazhin e rrafshuar, vdekjet masive dhe gjendjen e dëshpëruar të të mbijetuarve fill pas shpërthimit bërthamor, transmeton mapo.
Yamahata ishte ngarkuar që të dokumentonte shkatërrimin për qëllime propagandistike dhe mbërriti në vend-ngjarje 12 orë pas shpërthimit./a.m.